Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar për zgjedhjet e pjesshme lokale, që do të mbahen në gjashtë bashki.
Arjan Curri deklaroi se Basha dhe njerëzit pranë tij, janë bërë gati t’i humbasin këto zgjedhje dhe i konsiderojnë të parëndësishne. Ndërsa Ylli Rakipi, duke komentuar disa lajme që qarkullojnë, se Rama mund të ndihmojë Bashën me vota në këto zgjedhje, deklaroi se një gjë e tillë nuk ka gjasa të ndodhë.
Pjesë nga biseda:
Arjan Curri: Njerëzit pranë Bashës po i relativizojnë në maksimum këto zgjedhje, pra sikur e presin humbjen. Thonë këto zgjedhje janë të parëndësishme. Duken gati për të humbur.
Për mua kjo është jashtë logjikës, sepse dekurajojnë edhe ata pak mbështetës që ju kanë mbetur. A do ti bashkojë votat Rama me Bashën?
Ylli Rakipi: Kokërr vote nuk të jep Rama…
Arjan Curri: Unë them që disa edhe mund të japë.