Raporti i TI, Gjekmarkaj: I kemi sytë nga Amerika, shpallja ‘non grata’ e Ramës dhe qeveritarëve të korruptuar i mirëpritur

0
140
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i Parlamentit shqiptar, Agron Gjekmarkaj nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, sjell në vëmendje raportin e “Transparency Internacional”, në lidhje me korrupsionin në vend.

Gjekmarkaj thotë se korrupsioni është shtuar më shumë nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama. Gjekmarkaj thekson se gjendja do të përkeqësohet sepse sipas tij kryeministri, ministrat dhe kryebashkiakët e ndjejnë veten të paprekshëm.

“Aty ku nuk ka vullnet politik për të luftuar korrupsionin dhe për të respektuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, siç vëren Transparency International për Shqipërinë, aty duhet ndryshim!”, tha Gjekmarkaj. Kështu na përkufizojnë institucionet ndërkombëtare nën qeverisjen e Edi Ramës. Në përkeqësim korrupsioni. Në përkeqësim transparenca. Në perkeqësim liria e shprehjes. Në përkeqësim liria për të protestuar.

Organizata më prestigjioze që mat korrupsionin në botë, Transparency International thotë se qeveria në Shqipëri përdori pandeminë për të përkeqësuar gjendjen në të gjitha këto fusha, që lidhen direkt me të drejtat e njeriut, me lirinë, me mirëqenien dhe zhvillimin. Prej nisjes së pandemisë, Partia Demokratike ka bërë disa kallëzime konkrete për korrupsion domethënës të qeverisë me tenderat anticovid. Hetimet provuan gjthçka, por nuk goditën kokën. Prandaj gjendja përkeqësohet, sepse kryeministri, ministrat, kryebashkiakët e ndiejnë veten të paprekshëm.

Më shumë sesa tek drejtësia, shqiptarët i kanë sytë sërish nga Amerika. Shpallja nongrata e qeveritarëve të korruptuar, duke nisur nga Edi Rama, është një mekanizëm i mirëpritur, që mund të funksionojë për të ndalur përkeqësimin. Aty ku nuk ka vullnet politik për të sfiduar korrupsionin dhe për të respektuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, siç vëren Transparency International për Shqipërinë, aty duhet ndryshim!“-shprehet Gjekmarkaj.

Zjarr Tv Ad