Banorët e Laprakës kallëzojnë në SPAK kompaninë “SALILLARI”

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e Laprakës kanë depozituar mesditën e kësaj të marte një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale SPAK, për kompaninë “Salillari”. Kjo kompani do të zhvillojë projektin për rehabilitimin e zonës pas ndërtimit të Unazës së re.

Sipas banorëve, janë rreth 700 shtëpi që preken nga rehabilitimi i zonës, nga zona e ish-sheshit Shqiponja deri te Bregu i Lumit. Ata kërkojnë të takohen me përfaqësues të firmës dhe pushtetit vendor, sepse thonë se as ata nuk janë kundër projektit.

Mirëpo, kërkojnë që të ketë fillimisht një VKM të posaçme për dëmshpërblimin e tyre dhe më pas të nisin prishjet në terren, shkruan newsbomb.al. “Do të ndodhi si me banorët e 5 Majit, ose si të Astirit, që janë ende në Gjykatë”, ka thënë një prej banorëve te pranishëm.

“Kallëzimi penal është depozituar në SPAK. Banorët presin që në 2006 që presin legalizimin e banesave të tyre të ndërtuara dhe më herët, nuk kemi asnjë VKM shpronësimi apo procedure të ndjekur për shpronësimin e banorëve”, tha përfaqësuesja ligjore e banorëve.

Zjarr Tv Ad