Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka folur për situatën politike në PD dhe zgjedhjet e pjesshme vendore, tëë cilat do të mbahen në 6 Mars, në 6 bashki të vendit. Ai u shpreh në një intervistë për “Ora News” se mes dy palëve, grupit të Bashës dhe atij të Berishës, duhet të këtë një armëpushim pasi nëse do shkojnë më 6 mars të ndarë, kryeministri Edi Rama do të fërkojë duart.
“Nuk duhet të bëhet një çarje kaq e madhe në PD. Nuk zgjidhet problemi duke goditur me të gjitha mjetet e mundshme PD. Gjithçka e lidhin me një emër, Lulzim Bashën. Edhe tani që kemi zgjedhjet, unë do të propozoja që të ketë një armëpushim.
Ne demokratët nuk kemi kundërshtarë njëri-tjetrin, kemi kundërshtarë Edi Ramën. Nëse më 6 mars do të shkojmë të ndarë, Rama do të fërkojë duart. Luftën le ta vazhdojnë pas 6 marsit, por deri atëherë të mbështesin kandidatët e PD”, u shpreh deputeti Sula.