ARRSH njofton shoferët: Mbyllet rruga Rinas-Universiteti Epoka! Ja nga të kaloni për në Aeroport

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoriteti Rrugor njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve se rruga që të çon nga Universiteti Epoka në Aeroportin e Rinasit, dhe anasjelltas, do të jetë e mbyllur. Ky segment do t’i nënshtrohet fazës së dytë të punimeve për përmirësimin e infrastrukturës. Mjetet që do të lëvizin në drejtimin të aeroportit të Rinasit duhet të ndjekin “Rrugën e Vorës”.

“Në vazhdimësi të ecurisë së punimeve për fazën e dytë të punimeve në segmentin “Universiteti Epoka–Rinas (aeroport)” rruga “Rinas- Universiteti Epoka” do të jetë e mbyllur. Mjetet që do të lëvizin në drejtimin të aeroportit të Rinasit duhet të ndjekin “Rrugën e Vorës”.

Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor, si dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga ARRSH.

Zjarr Tv Ad