Policia Kriminale njoftim zyrtar për autorin e dyshuar të tritolit në shtëpinë e Armand Dukës

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Durrësit ka dhënë sot njoftim zyrtar për arrestimin e personit që akuzohet si autor i vendosjes së një sasie tritoli në derën e jashtme të shtëpisë së kreut të FSHF Armand Duka. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar.

Sipas bluve të Durrësit dhe me angazhimin e Policisë Kriminale, është prangosur autori i dyshuar Arlen Hasanaj.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, nga veprimet e para hetimore, dyshohet se është autori i vendosjes së tritolit në portën e jashtme të banesës së shtetasit A. D., ngjarje e ndodhur në datën 24.01.2022”, njofton Policia, por ende nuk ka asnjë pistë për shkakun e ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë Durrës:

Vihet në pranga autori i dyshuar i vendosjes së tritolit në portën e jashtme të banesës së shtetasit A. D.

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posaçëm hetimor i përbërë nga strukturat hetimore të DVP Durrës dhe të Drejtorisë së Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, u bë arrestimi  në flagrancë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, i shtetasit A. H., 34 vjeç, banues në lagjen nr.4, Durrës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, nga veprimet e para hetimore, dyshohet se është autori i vendosjes së tritolit në portën e jashtme të banesës së shtetasit A. D., ngjarje e ndodhur në datën 24.01.2022.  Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e provave të tjera ligjore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad