Inspektimi tatimor në biznesin e Agron Dukës, ministrja e Financave i përgjigjet akuzave për sulm politik: Rastësi! Zbatim i një denoncimi që kishte ardhur

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar se kontrolli i administratës tatimore në biznesin e Agron Dukës, në kulmin e debatit për rizgjedhjen ose jo në krye të FSHF-së të vëllait të tij Armand Duka, është rastësi dhe vjen në zbatim të një denoncimi të ardhur drejt organeve përkatëse.

Ministrja e Financave tha se biznese të tilla, janë në kontroll të vazhdueshëm tatimor, për shkak të denoncimeve të ardhura, por dhe objektivave të administratës për të luftuar informalitetin.

“Në fakt administrata tatimore funksionon në bazë të ligjeve dhe procedurave tatimore. Rasti në fjalë është rastësi që ndodh pikërisht në këtë moment, pasi vjen në zbatim të një denoncimi dhe një sërë denoncimesh të ardhura, të cilat administrata shtetërore duhet t’i verifikojë brenda një afati 7 ditor.

Ka qenë komplet në zbatim të procedurave dhe planit të punës të administratës. Subjekti që ju përmendët, por dhe subjekte të tjera, janë subjekte të kontrolleve të shpeshta tatimore, për të ezauruar të gjitha denoncimet, me qëllim përmbushjen e objektivave të administratës për uljen e informalitetit dhe objektivave të tjera që ju i dini tashmë”, tha Ibrahimaj.

Zjarr Tv Ad