Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se kërkesa për hetim disiplinor për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk ishte në formë presioni, edhe pse në datën 1 shkurt kjo Gjykatë do të marrë vendimin për shkarkimin e tij.
Ai u shpreh në Euronews Albania se problemin e ka patur deri në 25 Prill, pasi deri në atë kohë i lutej Zotit që ta ndihmonte që populli ta kalonte çmendurinë politike që kishte kapur këtë vend.
A ishte kjo padi presion ndaj gjyqtares?
Meta: Unë të hyj në betejë me trupën e Gjykatës Kushtetuese? Ç’më prish punë mua vendimi i tyre. Le të më shakrkojnë. Unë kisha një problem të madh deri në 25 Prill. Thosha “o Zot i madh më ndihmo që ky popull ta kalojë këtë çmenduri”. Ashtu ishte, Parlament njëpartiak, opozita në rrugë, pushtet lokal njëpartiak.