Sali Berisha mbështet banorët e “5 Majit”: Qyteti të zbukurohet, por të ndalet barbaria mbi qytetarët! Shteti i detyruar t’i dëmshpërblejë

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka thënë mesditën e kësaj të enjteje se mbështet projektet e pushtetit vendor për ta bërë Tiranën një qytet më të bukur dhe më të jetueshëm, por sipas tij, barbaria mbi qytetarët duhet të ndalet. Ai i referohet dhunës së policisë bashkiake te “5 Maji”.

“Unë mbështes zhvillimin e qytetit, projektet që e bëjnë më të bukur dhe më të jetueshëm. Por nuk mbështes kurrë barbarinë ndaj qytetarëve të tij. Nëse t’i vendosë për të prishur shtëpitë e të tjerëve, ka një detyrim moral që para së gjithash të ulesh me ta. Tua shpjegosh projektin, kushtet dhe të dëgjosh kushtet që kanë ata”, tha ndër të tjera Sali Berisha.

Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit:

Drama njerëzore e një numri qytetarësh të cilëve pavarësisht se kanë 15-20 vite në shtëpitë e tyre, u prishën banesat në kundërshtim me çdo normë, Kushtetutë dhe ligj. Nga qeveritarë të cilët dëshmojnë se hajnitë/vjedhjet e tyre i kanë zhveshur nga çdo normë njerëzore.

Unë mbështes zhvillimin e qytetit, projektet që e bëjnë më të bukur dhe më të jetueshëm. Por nuk mbështes kurrë barbarinë ndaj qytetarëve të tij. Nëse t’i vendosë për të prishur shtëpitë e të tjerëve, ka një detyrim moral që para së gjithash të ulesh me ta. Tua shpjegosh projektin, kushtet dhe të dëgjosh kushtet që kanë ata.

Veprohet duke i dhënë ligjit fuqi prapavepruese. Ligji në 2014 parashikonte legalizim pastaj urbanizim. Këto shtëpi janë ndërtuar para 2014, ato trajtohen më këtë ligj. Por kjo nuk ndodh sepse jo kohezioni social, jo humanizmi, por urrejtja ndaj atyre që i ke vjedhur ke ndërtuar parajsën dhe lumturinë janë karakteristika të pushtetit kleptokratik.

Të gjitha veprimet ndaj këtyre banorëve, janë të paligjshme dhe janë dhënie e efekteve prapavepruese e ligjeve të vendit, një qëndrim mizor ndaj njerëzve me skena të papërsëritura. Bëhet edhe më tragjike kjo kur në sheshet e atyre shtëpive janë ortakë dhe përfaqësuesit e Lul Bravës. Në çdo shtet, çdo pronar është i detyruar t’u garantojë të njëjtën sipërfaqe banimi, aty ose në vende të tjera ku ata dëshirojnë.

Me këtë rast shpreh solidaritetin tim më të plotë ndaj banorëve viktima të kësaj politike kleptokratësh, u bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të solidarizohen me ta. Ata po mbrojnë një të drejtë të tyre. Ata po mbrojnë të drejtat e të gjithë qytetarëve të Tiranës, përveç atij grupi që është i mbërthyer nga kleptokratët e pushtetit.

Lulzim Brava në një akt të pashembullt në historinë politike të Europës, hodhi gaz dhe helme ndaj njerëzve që 3 muaj më parë e kishin votuar. Ky revolucion është i pandalshëm. Është zgjidhja e vetme për të dërguar në koshin e plehrave këtë regjim të Edvin Kristaq drogës.

Zjarr Tv Ad