“O ‘Pallat Kapllani’ ke fituar miliona euro me tenderat”, Kapllanaj i kthen përgjigje Berishës: Ka inat dhe vazhdon vjell vrer

0
155
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike dhe drejtuesi i degës Fier, Agron Kapllanaj, i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me akuzat që ky i fundit i bëri ditën e djeshme se përmes firmës së ndërtimit në emër të të vëllait ka marrë tendera miliona euro nga bashkitë socialiste.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Kapllnaj thotë se Berisha “vjell vrer”pasi nuk i del inati që qyteti i Fierit mbështet hapur Lulzim Bashën.

“Pasi dështoi me turp sepse demokratët e braktisën, Berisha tani sillet vërdallë si ish-politikani i korruptuar, si ish-kryeministri i parë non-grata për korrupsion në historinë e Shqipërisë dhe vetëm vjell vrer sepse nuk i del inati që Fieri është me të ardhmen dhe mbështet Lulzim  Bashën.

Çdo ditë ai nxjerr gënjeshtra dhe shprifje të reja si një shpifës ordiner. Por Berisha nuk e mban më dot peng as të ardhmen e PD-së dhe as të Shqipërisë. Ai është vetëm e shkuara e keqe e saj! Ne do punojmë fort derisa të sjellim një të ardhme më të mirë për demokratët dhe gjithë shqiptarët” shkruan Kapllanaj.

Kujtojmë se ditën e sotme Sali Berisha gjatë një takimi me demokratët në Patos tha se Agron Kapllanaj është pasuruar duke fituar tendera miliona euro në bashkitë socialiste.

“Me cilin je ti, me Lul Bravën e parkut të 4 hajdutëve që ka shitur selinë për të ndërtuar pallate bashkë me Edi Ramën dhe Erion Velinë dhe për këtë shkak nuk lejon demokratët në shtëpinë e tyre. Me cilin je ti, me “Pallat Kapllanin” që fiton me qeverisjen socialiste dhjetëra dhjetëra milionë euro dhe pastaj vjen e prish shtëpitë e fukarenjve në Tiranë për të ndërtuar pallatin e milionave bashkë me Lulzim Bashën.

Këta janë gjakpirës. Ja ti them unë atij “Pallat Kapllanit”, si i fitove t’i 32 mln euro me bashkitë socialiste në këtë periudhë, sa pagove, çfarë ryshfeti dhe? Duhet të largohesh nga PD. Vjen bëhesh vegël e Bashës, ka rrezik të ketë marrë edhe ndonjë pallat te “parku i katër hajdutëve” tha Berisha në Patos.

Zjarr Tv Ad