“Po të përdorin, ke tre ditë pa ardhur në shtëpi”, Ilir Vrenozi i shkruan djalit: Mua më shoqëruan në Polici, ti shkove te Basha!

0
460
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Korçari Ilir Vrenozi reagon në rrjetet sociale pas shoqërimit në Policinë e këtij qyteti pasditen e djeshme. Sipas asaj që ai vetë shkruan, është mbajtur 4 orë në Polici sepse ka deklaruar se do të qëllonte me vezë Lulzim Bashës, i cili dje kishte takim në Korçë.

Por, në një kohë që Vrenozi ndodhej në Polici, djali i tij shfaqej në sallën ku ishte Basha.

“O djali im,ne te njejten kohe qe  une isha i shoqeruar ne polici sepse me denoncoi Salianji kompani  se do godisja me veze Bashen, ti rri ngre gishtat me keta , me keta qe hedhin gaz mbi babane tend dhe e shoqerojne 4 ore ne Polici.

O djali im, se kupton qe ata po te perdorin… ke tre dite qe ske ardhur ne shtepi… a vella mos te kane bere ndonje vaksine mo bir Enri Vrenozi e more vesh qe une isha shoqeruar ne polici, e zgjodhe te shkoje ne Basha, sesa ne komisariat te interesoheshe per babain. Faleminderit bir per respektin”, shkruan Vrenozi.

Enri Vrenozi, djali i Ilir Vrenozit, jo vetëm që ka qenë prezent në takimin e Bashës por ka mabjtur dhe fjalën e tij. Ai ka thënë se demorkatët duhet të qëndrojnë të bashkuar dhe të zgjedhin të ardhmen, një slogan ky i PD. Enri tha se të rinjtë duhet “të hedhin sytë” nga një Bahsa, si një lider që i mbështet dhe do ta bëjë Shqipërinë si gjithë Europa.

Zjarr Tv Ad