Deputeti socialist “dorëzohet” para nëna Lizës: Fjala jote prej burrneshe m’i ka pre gjunjët!

0
308
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti socialist Eduart Ndreca në Komisionin e Ligjeve ditën e djeshme është shprehur se është ndjerë i pafuqishëm dhe me “gjunë të prerë” para fjalëve të apelit të Liza Markut, ose ndryshe ashtu si e njohin te gjithë nëna Lizës.

Ndreca tha se mllefi i banorëve të asaj zone, nuk duhet të hidhet mbi socialistët, pasi ata janë aty për t’i dëgjuar.

“Nënë Liza s’kam asnjë diskutim me ty se origjina jote fjala jote prej burrneshe këtu, m’i ka pre gjunjët. Unë jam Mirditor si ty dhe më kufizon. U ke bërë nder edhe të tjerëve se më ke hequr ca pyetje dhe duhet të ta dinë për nder këto dy djemtë që janë këtu.

Dua t’iu vë në dijeni, po flas me këto se me ty nënë Liza skam asnjë konflikt, po më the ti ta lë, unë e lë fare diskutimin. Ne jemi në Komision të Ligjeve dhe ky komision ka rënë dakord që të thirrej kjo seancë dëgjimore. Mllefin që keni s’duhet të na e hidhni ne,” tha Ndreca.

Zjarr Tv Ad