Nard Ndoka çon shkresën në KQZ, futet në garë për zgjedhjet e 6 marsit

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokristiane e politikanit Nard Ndoka, depoziton zyrtarisht kërkesë në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Shkresa është protokolluar sot më datë 29 janar dhe është dërguar në institucionin përgjegjës për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve.

PDK është partia e katërt që regjistrohet në këto zgjedhje, pas LSI-së PS dhe PD-së. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike u regjistruan në zgjedhje më datën 25 janar, ndërsa LSI u regjistrua një ditë më parë.  Afati i fundit për të depozituar kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme vendore është 31 janari.

Zjarr Tv Ad