Mbi 40 mijë qytetarë i përgjigjen Këshillimit Kombëtar, Rama: Opinioni juaj do të dëgjohet me kujdes!

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka thënë sot se 40,236 kanë dhënë opinionet e tyre në lidhje me pyetësorin e Këshillimit Kombëtar dhe 2,500 të tjerë kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar. Ai falenderon qytetarët për opinionin e tyre, ndërsa thekson se do të dëgjohen me kujdes.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

40.000 qytetarë janë përfshirë deri mbrëmë në orën 00:00 në Këshillimin Kombëtar – 40,236 i kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës www.keshillimikombetar.al dhe mbi 2,500 kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar.Faleminderit të gjithëve me garancinë se opinioni i tyre do të dëgjohet me respekt

Ju lutem jepeni mendimin tuaj në pyetësorin #KëshillimiKombëtar përmes postës ose linkut www.keshillimikombetar.al

LeTëDëgjojmëNjëriTjetrin si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz të këtij vendi, duke dalë nga llogoret politike për t’u bashkuar në hapësirën e debatit për shtëpinë tonë, Shqipërinë

Zjarr Tv Ad