Dy ditë para vendimit/ Presidenti Meta shkresë Gjykatës Kushtetuese: Si e caktuat relatorin për gjyqin tim? Dua materialet

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një shkresë zyrtare Gjykatës Kushtetuese, dy ditë para vendimit që do të merret më datë 1 shkurt, për shkarkimin ose jo të tij nga posti. Meta kërkon të njihet me procedurat e zbatuara për caktimin e gjyqtares Fjona Papajorgji si relatore e çështjes.

Gjithashtu, Meta kërkon të dijë se përse çështja e tij është pezulluar për një periudhë 3 mujore. Më poshtë, një pjesë nga shkresa që Presidenti i Republikës i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese, sot më 29 janar 2022.

– A ka zhvilluar Mbledhja e Gjyqtarëve ndonjë mbledhje, dhe/apo ka marrë ndonjë vendim për pezullimin e shqyrtimit të kësaj çështje përgjatë periudhës 14.06.2021 (moment ky i regjistrimit të çështjes) deri në 14.09.2021 (moment ky që sipas nenit 47, pika 1, dhe 62 pika 1, paragrafi i 1, të ligjit nr. 8577/2000, përbënte dhe afatin përfundimtar maksimal ligjor kur Mbledhja e Gjyqtarëve duhej të shprehej me vendim për kalimin ose jo të çështjes për shqyrtim në seancë gjyqësore publike, brenda 3-muajve nga paraqitja e kërkesës)?

– Nëse po, cila është baza ligjore e pezullimit dhe arsyet përse ky vendim deri më sot nuk i është njoftuar Presidentit të Republikës nga Gjykata Kushtetuese.

– Cili është relatori i çështjes dhe mënyrën e procedimit të Kryetares apo të Gjykatës Kushtetuese për caktimin e tij si relator sipas ligjit, shoqëruar me kopje të dokumentacionit provues mbi praktikën e brendshme administrative të ndjekur për këtë rast për caktimin e relatorit.

Përpos sa më sipër, në zbatim të nenit 92/h, të Kushtetutës, kërkoj nga ana juaj:

– kopje të aktit përmes të cilit rregulloheshin procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 99/20165, e veçanërisht procedurat e caktimit të relatorit të çështjes me short, apo procedurat e tjera me të cilat ka funksionuar Gjykata Kushtetuese, deri në miratimin e Rregullores së re, hyrë në fuqi më 27 janar 2022.

Zjarr Tv Ad