Basha flet për zgjedhjet e pjesshme: 6 Marsi një anomali! Ilir Meta e pa si mundësi për të forcuar koalicionin e “non grata-ve”, Trekëndëshi i Bermudës është në veprim

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka quajtur anomali zgjedhjet e pjesshme të dekretuara nga Presidenti Meta në datën 6 Mars. Sipas tij, Presidenti i shikon këto zgjedhje si një mundësi për të sulmuar PD-në dhe për të forcuar atë që ai e quajti “koalicionin e non gratave”, teksa shtoi se ky trekëndësh është në veprim dhe në bashkëpunim me njëri tjetrin.

Intervista në Kjo Javë:

Pyetja: Zoti Basha, ju jeni gati afër 6 Marsit, datë e vendosur nga Presidenti i Republikës për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesëshme lokale. Kishit pritshmëri për këto zgjedhje se do të ishin tani? Si i pritët?

Lulzim Basha: 6 Marsi është, në qoftë se mund ta them, një nënprodukt, një anomali dhe një nënprodukt e një anomalie tjetër, siç ishte 30 qershori 2019-të. Pra, është nënprodukt i një anomalie të madhe dhe në vetvete është një anomali.

Pyetja: Pse e quani kështu?

Lulzim Basha: Sepse e tillë është. Të gjithë e dimë fare mirë se 6 Marsi nuk është dizenjuar për të zgjidhur hallet e krijuara për shqiptarët në këto 6 Bashki, 4 prej të cilave, e vetmja arsye pse zhvillohet ky proces, është plaga e rëndë e kandidimit nga Rama, të personave me rekorde kriminale, për Bashkiakë. Pra, që tregon që problemi i madh i bashkëjetesës, të bashkëpunimit me krimin nga ana e partisë në pushtet dhe politikës në tërësi, vazhdon të prodhojë probleme për qytetarët. Për Ilir Metën është një mundësi që t’i shtijë dru zjarrit të hallit të vet. Duke u përpjekur kështu të forcojë atë Koalicion të “non gratave” për shqiptarët, të atyre që janë të padëshirueshëm për shqiptarët dhe në këtë mënyrë mendon se mund t’i japë frymëmarrje apo përpiqet t’i japi legjitimitet, diçkaje që është jo vetëm legjitime, por të padëshiruar, që është koalicioni i një grushti njerëzish të cilët duan ta mbajnë Shqipërinë kështu siç është.

Zjarr Tv Ad