Tensioni në kufirin Ukrainë-Rusi, flet ambasadori Shkurov: Ja situata dhe roli i Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s…

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov i cili gjatë një interviste për “Fax News” na ka treguar situatën në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë.

Gjithashtu Shkurov tha se Shqipëria si vend anëtar i NATO-s ka luajtur një rol mbështetës për Ukrainën ndërsa theksoi se situata në kufi është mjaft e tensionuar. Shkurov shpreson që dy vendet të gjejnë një rrugë të përbashkët për të zgjidhur konfliktin mes tyre.

Situata në kufi -“Situata mes Rusisë dhe Ukrainës po zhvillohet në mënyrë shumë të vështirë niveli i përshkallëzimit është shumë i lartë , nuk kemi dialog me federatën ruse. Ndërkohë kemi zhvilluar një takim me këshilltarë politikë të disa vendeve ku morën pjesë përfaqësues nga Rusia, Ukraina, Gjermania dhe Franca. Ishte pozitiv fakti i dakordësimi i takimit pas dy javësh. Shpresojmë që të gjendet një rrugë për të zgjidhur konfliktin.

Pozicioni i Shqipërisë në raport me Ukrainën – “Pozicioni i Shqipërisë sot por edhe më parë konsiderohet si shumë pozitiv dhe konstruktiv. Doja të thoja që Shqipëria si anëtar i NATO-s ka mbështetur Ukrainën gjatë kryesimit të Shqipërisë në OSBE. Shqipëria po mbështet Ukrainën, Shqipëria ka qenë bashkëpunëtore për rezoluta të shumta, kemi disa bisedime me qeverinë shqiptare dhe jemi mirënjohës për gatishmërinë për të na mbështetur. Mund të them se personalisht kamë marrë shumë telefonata nga liderat e rajonit për situatën duke shprehur solidaritetin e tyre”, tha Shkurov.

Zjarr Tv Ad