Komisioni i Rithemelimit zyrtarizoi kandidatët, reagon PD: Emrat e shpallur nga grupimi i Sali Non-Gratës nuk janë kandidatët tanë

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka reaguar pasi Komisioni i Rithemelimit zyrtarizoi emrat e kandidatëve për primaret që do të zhvillohen ditën e diel, në kuadër të zgjedhjeve të 6 Marsit.

Në reagimin e PD thuhet se “emrat e shpallur sot nga grupimi i Sali Non-Gratës, nuk janë kandidatë të PD”, Sipas Partisë Demokratike, Berisha po përpiqet që të dëmtojë partinë me farsën e radhës.

“Partia Demokratike njofton gjithë simpatizantët dhe votuesit e saj se emrat e shpallur sot nga grupimi i Sali Non-Gratës, nuk janë kandidatë të PD. Me farsën e rradhës, Berisha po përpiqet të dëmtojë PD për interesat e tij personale.

Berisha mund të përdorë çdo njeri për hallin e non-gratës së tij, por as ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Ky është përdorimi dhe mashtrimi i rradhës që Sali Berisha u bën edhe atyre pak demokratëve që nuk e kanë kuptuar akoma hallin e tij”, thuhet në reagimin e PD.

Zjarr Tv Ad