Basha reagon për herë të parë për rikthimin e Sali Berishës në Parlament pas 4 muajve mungesë

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha, i pyetur për rikthimin e Sali Berishës pas 4 muajve mungesë në Kuvendin e Shqipërisë, u shpreh se mungesën e ish-kryeministrit e ka plotësuar Edi Rama.

Sipas tij, PD nuk e ka pranuar kurrë 25 Prillin, por është në Parlament për të rikthyer normalitetin në Shqipëri.

Pyetje: Ndalemi pak tani tek seanca plenare. Ku në fakt pas katër muajsh rikthehet zoti Sali Berisha në parlament. Si ndiheni tani që keni dy kundërshtarë në parlament? Sepse ju flisni për trekëndëshin e Bermudës, por tani në sallën e seancës plenare janë dy figura politike, Rama-Berisha, që janë kundër jush. Si e shihni mbarëvajtjen e këtyre seancave, debatet?

Përgjigje: Nuk shoh ndonjë sfidë të veçantë këtu. Sepse edhe në këto katër muaj besoj Edi Rama e ka plotësuar denjësisht mungesën e Sali Berishës.

Pyetje: Pra shihni seanca që do të vijojnë njësoj?

Përgjigje: Ne kemi detyrën tonë. Detyra jonë nuk ka të bëjë me individin Edi Rama apo individin Sali Berisha. Ka të bëjë me betejën kundër të keqes, ka të bëjë me shpalosjen e alternativës. Qytetarët kërkojnë që opozita ta bëjë këtë detyrë kudo, duke përfshirë dhe sallën e parlamentit. Ndërsa ne e kemi thënë prej fillimit, që arsyeja e parë kryesore për të qenë në atë sallë, nuk është sepse kemi pranuar 25 prillin si legjitim, nuk e kemi pranuar dhe nuk e pranojmë kurrë, po për ta përdorur dhe atë sallë, që në kohën më të shkurtër të mundshme, ti kthejmë shqiptarëve instrumentet për rikthimin e demokracisë dhe legjitimitetit.

Zjarr Tv Ad