Donald Trump: Kriza ruso-ukrainase është problem për Europën, Rusia kontrollon Gjermaninë

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se kriza mes Rusisë dhe Ukrainës është një problem i Europës dhe jo i SHBA-ve.

Sipas tij, Rusia kontrollon Gjermaninë për shkak të gazsjellësit “Nord Stream 2, ndaj edhe Gejermania nuk dëshiron të përfshihet në këtë konflikt.

“Evropa duhet të përfshihet plotësisht. Gjermania ka rënë dakord me Rusinë për gazsjellësin dhe Nord Stream 2 është një katastrofë. Kjo do të thotë se Rusia i kontrollon ata, Rusia zotëron Gjermaninë. Ata marrin energji nga Rusia, kështu që Rusia ka kontroll të plotë mbi Gjermaninë dhe Gjermania thotë, që nuk do t’i luftojë ata”, tha ai.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës akuzoi presidentin aktual, Joe Biden për inkurajimin e Rusisë për të pushtuar Ukrainën. Megjithatë, ai nuk mendon se pushtimi do të ndodhë, por se bëhet fjalë ekskluzivisht për negociata.

Zjarr Tv Ad