Dëshironi të punoni për Ambasadën e SHBA? Ja ku mund të aplikoni nëse jeni të interesuar

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë është në kërkim të një Asistenti Konsullor për Viza, ndaj ka hapur aplikimet për këtë pozicion vakant.

Në njoftimin në rrjetet sociale, ambasada amerikane ka publikuar linkun ku të interesuarit mund të regjistrohen, ndërkohë që aplikantët duhet të kenë edhe disa kualifikime për këtë pozicion pune.

“A dëshironi të punoni për Ambasadën e Shteteve të Bashkuara? Ja një mundësi. Zyra Konsullore e Ambasadës Amerikane kërkon kandidatë të kualifikuar për pozicionin e Asistentit Konsullor për Viza. Aplikimet janë të hapura deri në datën 3 shkurt 2022. Klikoni këtu për më shumë informacion mbi vendin e punës që ofrohet: https://bit.ly/33RH15W”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Zjarr Tv Ad