Sali Berisha “motivon” mbështetësit: Sot demokratët votojnë primaret, Zoti e bekoftë votën e lirë!

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur procesin e votimit që po mbahet në 6 bashki të vendit, ku kandidatët e Grupit të Rithemelimit po përballen me njëri-tjetrin, për të nxjerrë në fund një emër për një nga gjashtë bashkitë pa kryetarë.

“Sot demokratët dhe demokratet e 6 degeve te Partise Demokratike votojne ne Primare! Zoti e bekofte voten e tyre te lire”, duke motivuar demokratët që mbështesin atë. Megjithatë, është e paqartë se çfarë rruge do të ndjekë grupimi i tij për të marrë pjesë në zgjedhje, pasi KQZ ka njohur Lulzim Bashën si kryetar të PD.

Votimi ka nisur pak pas orës 08.00 të mëngjesit të sotëm dhe aktualisht vijon i qetë në gjashtë zonat zgjedhore. Mediat pranë ish-kryeministrit Berisha raportojnë për pjesëmarrje të lartë, por deri tani nuk ka shifra konkrete dhe publike.

Zjarr Tv Ad