Fatos Lubonja: Këshillimi Kombëtar si nismat e Enverit

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Fatos Lubonja

Nismat e  Ramës si nismat e Enver Hoxhës, fundi do jetë katastrofik!

Nisma e kryeministrit Edi Rama për Këshillimin Kombëtar me qytetarët për çështje me rëndësi për shoqërinë është bërë temë diskutimi në emisionin e sotëm “Pikat mbi i”.Analisti Fatos Lubonja e krahasoi këtë nismë të Ramës me nismat e Enver Hoxhës, ndërsa theksoi se fundi do të jetë katastrofik jo vetëm për kryeministrin, por edhe për Shqipërinë. Lubonja: Nuk është një gjë e re për Ramën kjo. Po të shohësh gjithë karrierën e tij politike, edhe kur ka punuar në institucionet publike, është karakterizuar nga ajo që quhet thjesht personalizimi i institucionit. Pra, institucioni jam unë. Nuk ndërton struktura, por vetëm instruktorë rreth vetes. Kjo është psikologjia e këtij, është një psikologji e trashëguar, ku pikë kulminante ka qenë Enver Hoxha. Kam pas një nga udhëheqësit në burg, që më thoshte se “detyra jonë e vetme është të perifrazojmë atë që thotë shoku Enver”. Kjo është edhe mendësia e këtij, që i do njerëzit rreth e rrotull. Por, tani jemi në demokraci, se atëherë ishte parti-shtet. Kjo është një formë e Ramës për të by-passuar opozitën. Këtë e bën në një kohë kur ka bërë gjithçka për të shkatërruar e copëtuar opozitën, siç e thotë vetë, në dy kufoma, pasi ka kapur gjyqësorin, median. Një gjë që i duhet thënë Edi Ramës, sepse ai është autori i këtij krimi, dhe që duhet t’ia them sërish “Në Evropë janë regjistruar 266 shqiptarë të burgosur si trafikantë të burgosur. 100 herë më shumë se Brazili”. Ky njeri duhet të japë llogari për këtë kriminalizimit të shoqërisë shqiptare. Si prodhoka Shqipëria kriminelë më shumë se Brazili? Për këtë duhet të japë llogari ky. Ky njeri duhet të japë llogari para drejtësisë për këtë. Rezultati përfundimtar do të jetë katastrofë jo vetëm për atë, por për Shqipërinë, siç ishte në 1991, kur ikën të gjithë shqiptarët.

Zjarr Tv Ad