“6 marsi”, Pushteti i PS dhe përçarja e PD, Shkodra e Dibra dy bashkitë me garë të mundshme

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike e ndare në dy kampe do të përballet me pushtetin në të gjitha nivelet të PS për të fituar bashkitë në 6 Mars,. Përveç garës mes demokratëve dhe socialistëve, zgjedhjet e pjesshme vendore, Berisha dhe Basha do të testojnë vetën e tyre para mbështetësve të demokratëve. Pushteti qendror dhe ai lokal i PS dhe përçarja e PD në dy kampe do ta bëjë të vështirë garwn e opozitës për të fituar garën në 6 bashkitë, në të cilat do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme me 6 mars.

Kryeqendra e Veriut ka një vëmendje të shtuar nga demokratët dhe socialistët për zgjedhjet e 6 marsit, PD për të ruajtur ende bastionin e saj dhe nga ana tjetër PS për ta goditur politikisht opozitën në zonën e saj të sigurt. Diferenca prej 21 mijë votave të selisë ndaj kundërshtarit të saj, e kthen këtë bashki më shumë në një garë mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. “Çdo gjë e së shkuarës ka marrë fund”, Bylykbashi: Po hyjmë në garë për të fituar LSI-ja e zhgënjyer nga Basha pritet të anojë nga ish-kryeministri, ndërsa me interes do të shihet rruga në të cilën do të qarkullojnë votat e Tom Doshit.

Në një nga dy bashkitë më të mëdha në garë siç është Durrësi, PD e ndarë në dy kampe ka pak shanse për të marrë bashkinë bazuar në rezultatet e zgjedhjeve parlamentare një vit më parë. Beteja elektorale e ekipit të Bashës dhe atij të Berishës për të fituar 3 bashkitë, Lushnjen, Rrogozhinen dhe Voren, do të jetë shumë e fortë, pasi mundësitë për të fituar janë të vogla. Në zgjedhjet e 25 prillit të 2021 mazhoranca përballë një PD të unifikuar ka arritur të fitojë më shumë vota në këto 3 njësi vendore se opozita.

Edhes pse PS po has vështirësi në Lushnje për të gjetur emrin që t’i prezantojë socialistët në 6 mars, për shkak të influencave politike, mazhoranca ka një diferencë prej 4800 votash ndaj opozitës. Më një numër më të ulët, selia rozë kryesojnë në Rrogozhinë, por në garë janë futur me një emër që përfaqëson socialistët në zonë si dhe ka drejtuar këtë bashki prej 2 vitesh pas vdekjes së xhaxhait të tij.

U tërhoq nga gara për zgjedhjet e 6 marsit, Voltana Ademi voton sot në Primaret e Shkodrës Vora, për shkak të rëndësisë financiare, është një zonë që jo pak herë ka pasur beteja të forta politike mes të gjitha forcave, por 25 prilli e thelloi përparësinë në numra të mazhorancës kundrejt pakicës. Nga projeksioni i votave të marra një vit më parë, Dibra mund të jetë një nga ato bashkitë që i jep mundësi PD të marrë vota, edhe duke u ndikuar nga emri jashtë politikës dhe të pakonsultuar me bazën që ka vendosur PS/Ora

Zjarr Tv Ad