Basha godet rëndë Bashën: Pse amerikanët mbështesin PAKICËN opozitare? E thjeshtë, e duan në pushtet ato që i uruan për “të ndershme” dhe “historike” të 25 prillit

0
332
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar mbrëmë në një studio televise, Lulzim Basha nuk u kursye kur deklaroi se ai ka mbështetjen e SHBA-së edhe pse është shumë e dukshme se ai nuk gëzon mbështetjen e simpatizantëve të partisë, ku këta të fundit e presin me protesta kudo që ai shkon.

Për analistin Andi Bushatin, Bashën edhe pse eshte pakice ne opozite, ameriaknët e mbështetin për të vetmin qëllim, që të mbajnë në pushtet Ramën, të cilët i konsideruar zgjedhjet e 25 prillit si të rregullta dhe si historike.

Statusi i Bushatit:

Po bëhet një lojë aq e trashë sa e kupton dhe bufi. Pse ky grupi i amerikanëve që merren me Shqipërinë mbështesin ata politikanë që janë dukshëm PAKICE mes elektoratit opozitar?

Përgjigjja e thjeshtë: sepse duan në pushtet atë të cilit i uruan fitoren e zgjedhjeve “të ndershme” dhe “historike” të 25 prillit

Zjarr Tv Ad