Orjola Pampuri akuza Ramës: Ka udhëtuar me charter privat, për qejfet e veta

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se ka udhëtuar pak ditë më parë me charter privat ‘jo për të zgjidhur ndonjë hall të shqiptarëve, por për qejfet e veta’.

Me një deklaratë për mediat, deputetja e PD, Orjola Pampuri akuzoi Ramën se po harxhon e po shpërdoron paratë e shqiptarëv, teksa thekson se në një udhëtim me charter harxhohen 120 mijë euro vetëm për karburant.

“Në një kohë kur Shqipëria është vendi me i korruptuar në Europë, kur shqiptarët kanë nivelin më të lartë të varfërisë, paguajnë çmimet më të larta dhe marrin pagat më të ulëta, Edi Rama sillet si sheik me paratë e shqiptarëve.  Vetëm disa ditë më parë, Rama ka udhëtuar me charter privat, jo për të zgjidhur ndonjë hall të shqiptarëve por për qejfet e veta.  Edi Rama harxhon paratë e taksave të shqiptarëve për të pastruar imazhin e tij të zi si njeriu që drejton qeverinë më të korruptuar në Europë, si njeriu që veshi me pushtet kriminelët dhe që ka shndërruar në sistem shitblerjen e votës.  Vetëm për karburantin e një udhëtimi qejfi të Edi Ramës, harxhohen 120 mijë euro nga paratë e shqiptarëve”, thotë Pampuri.

Ajo i ka drejtuar edhe disa pyetje Ramës, teksa kërkon transparencë.

“Sot në emër të gjithë shqiptarëve paratë e të cilëve po i vjedh e shpërdoron, i  drejtojmë këto  pyetje kryeministrit: A përdore charterin privat  për të dhënë intervistë per ”Manager Magazine”? Sa para ke shpenzuar vetëm për charterin në këtë udhëtim luksi? Sa është kosto e gjithë qëndrimit në resortin luksoz të Europës?  Shqiptarët sot kerkojne përgjigje dhe transparencë!  Me lekët e kujt bredh Edi Rama në resortet më luksoze të Europës?  Kush ka firmosur për udhëtimet e tij?  Kush i ka paguar ato? Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit”, shprehet Pampuri.

Zjarr Tv Ad