FOTOLAJM/ Kur je keq me matematikën dhe drejtshkrimin, gafat e policit rrugor me gjobën ndaj qytetarit

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kur je keq me llogaritë në matematikë, e tillë është edhe kjo fletë gjobe e policisë së Qarkullimit Rrugor.

Siç mund ta shihni edhe në faksimilen e masës administrative të vendosur nga një punonjës policie, ky i fundit ka ndëshkuar një drejtues mjeti për shkelje të rregullave të qarkullimit me gjobë në masën 10 mijë lekë të rinj si dhe 4 muaj heqje të lejes së drejtimit.

Drejtuesi i automjetit në këtë rast, pasi ka dalë nga parkimi ka goditur një automjet, ndërsa pasi i është nënshtruar një testi të alkoolit, ka rezultuar se ka qenë i dehur.

Por ajo çka bie në sy është fakti se polici ka llogaritur gabim datën e heqjes së lejes së drejtimit. Masa në fjalë, që thuhet se është për 4 muaj, në fletën e gjobës shkruhet se hyn në fuqi duke nisur nga 25 janari i këtij viti, deri në 25 prill, që rezulton vetëm për 3 muaj.

Zjarr Tv Ad