“Pyet 3 milionë vetë e bën si don vet!”/ Qytetarët i kërkojnë Ramës kostot e pyetësorëve të Këshillimit/ Kryeministri: Nuk humbisni gjë! T’u bëhet shëndet e qeshura…

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qytetarë të ndryshëm kanë replikuar me kryeministrin Edi Rama sa i takon nismës së fundit të qeverisë që lidhet me pyetësorët e Këshillimit Kombëtar. Njëri prej qytetarëve i kërkon kryeministrin organin e pavarur që do të administrojë pyetësorët, pasi sipas tij shteti dhe qeveria nuk ka besueshmëri duke qenë palë në proces.

Nga ana tjetër qytetari i frikësohet idesë se mendimet e popullit mund të përdoren si justifikim dhe pretekst për vendimmarrje të qeverisë, ndërsa shprehet se nëse qeveria do vërtet opinionin e njerëzve duhet të mbajë referendume.

Kryeministri Rama i përgjigjet duke i thënë se nuk e kupton se çfarë humbet njeriu kur qeveria i kërkon një mendje për një çështje të caktuar.

Ndërkaq dy qytetarë të tjerë i tërheqin vëmendjen kreut të qeverisë vëmendjen lidhur me shpenzimet e pyetësorit, ndërsa Rama u përgjigjet duke u thënë se nuk duhet ta kenë këtë merak.

Një përdorues i rrjeteve sociale ironizon  shefin e ekzekutivit me fjalët: “Pyet 3 milionë vet e bën si donë vet, na kënaqët krejt”, ndërsa Rama ia kthen: “Të paktën t’u bëhet shëndet e qeshura pa lidhje disave këtu dhe përqeshin vetveten”.

Zjarr Tv Ad