“FSHF vjedh zgjedhjet e veta”/ Veliaj akuzon Dukën: Koha e tenderave në federatë duhet të marrë fund

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë përshëndetjes që Kreu i Bashkisë së Tiranës, i bëri ekipeve te vajzave pjesëmarrëse në Kampionatin Kombëtar të Volejbollit U-16, Veliaj nënvizoi se koha e tenderave në federatë duhet të marrë fund.

“Një federatë që vjedh zgjedhjet e veta, sigurisht që vjedh edhe rezultatin e ndeshjes, shet lojën, dhe talentin që do të shkon në kombëtare e kthen në një lloj tenderi. Kur nuk ka besim, kur nuk ka moral, kur nuk ka transparencë, atëherë nuk ka lojë të ndershme. Kur më pyesin pse futesh në këto debate, përgjigjja që jap është kjo: Nëse kryetari i Bashkisë shikon një padrejtësi dhe nuk reagon, kush do reagojë? Nëse e gjithë shoqëria bëhet bashkë, nëse gjithë shoqëria mbështet të drejtën, nëse gjithë shoqëria çohet në këmbë që të kemi drejtësi në çdo vend ku luhet sport, atëherë do të ketë ‘fair play’ në çdo fushë të Shqipërisë”.

ryebashkiaku deklaroi se qeveria shqiptare ka dhënë grantin më të madh sportiv në 100 vite. “Sot i gëzohemi këtyre aktiviteteve, por kjo palestër nuk ishte këtu. Palestra tjetër në Farkë, ku po luhen ndeshjet e tjera, nuk ishte këtu.

Parku Olimpik nuk ishte këtu. Do të thotë se ku ka vullnet dhe bashkëpunim ne mund të bëjmë punë të mira, mund të bëjmë punë të bukura. Ja ku jemi sot. Brikeni është kampion bote në peshëngritje, Luiza e dyta në Manchester, Izmiri në 10 më të mirët”. Federata e Volejbollit dhe ajo e basketbollit, sipas Veliajt, janë dy federata model.

Zjarr Tv Ad