Kreu i PD, Lulzim Basha ka vazhduar sërish me sulmet e tij drejtuar kryeministrit, Edi Rama, presidentit Ilir Meta dhe ish kryeministrit Sali Berisha. Me anë të një videoje në rrjetin e tij social, Basha i konsideroi të tre politikanët shqiptarë si “minorancë” përballë shqiptarëve duke shtuar se ishin bërë të tre së bashku.
Kujtojmë se që prej disa kohësh, Basha ka ashpërsuar retorikën e tij poltike edhe ndaj presidentit Ilir Meta duke e kuonsideruar këtë të fundit si pjesë të “trekëndëshit të Bermudës”.
Postimi i Plotë nga kreu i PD, Lulzim Basha:
Partia Demokratike e Shqipërisë është sot shpresa e vetme për ndryshim. Përballë kemi si asnjëherë tjetër Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën, që së bashku janë më të vegjël se ç’kanë qenë kurrë më parë. Partia Demokratike, e çliruar nga hijet e të kaluarës, bashkë me shumicën e shqiptarëve, do ecë drejt një të ardhmeje më të mirë.