Ish deputeti Bardh Spahia do të jetë kandidati i Komisionit të Rithemelimit të PD-së për zgjedhjet e 6 marsit në Shkodër.
Spahia ka arritur që të marrë besimin e anëtarëve të PD-së, të cilët ditën e sotme votuan përmes Primareve kandidatin që duan t’i përfaqësojë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit për kryetar Bashkie.
Ai ishte përballë Alfred Koçobashit, Arben Maliqit, Astrit Bushatit, Irena Shestani Shala dhe Irma Kopliku Alushit.
Sot, rreth 14 mijë anëtarë të Partisë Demokratike votuan përmes primareve për të zgjedhur kandidatin që duan t’i përfaqësojë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit për kryetar bashkie në Shkodër, Durrës, Vorë, Dibër, Lushnje e Rrogozhinë.
Kandidatët e Sali Berishës
Lulzim Vrana- Vorë
Premtim Kryemadhi-Dibër
Hekuran Xhani-Rrogozhinë
Ardian Muka-Durrës
Elton Bano-Lushnjë