Kandidat i Berishës në Shkodër, flet Bardh Spahia: Qëllimi im është përfaqësimi interesit të qytetarëve shkodranë

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bardh Spahia do të jetë kandidat i Komisionit të Rithemelimit për zgjedhjet e 6 marsit në Shkodër nga “ekipi” i ish kryeministrit Sali Berisha.

Pas fitores si kandidat në Shkodër, ai është shprehur u bindur se Shkodra do të fitojë

“Mendoj se ky shembull që fillon nga Shkodra me bën të ndihem krenar jo mua, çdo demokrat dhe jo vetëm por çdo qytetar që është pjesë e këtij procesi që jo pa qëllim e konsideroj historik

Zgjedhjet në Shkodër do të fitohen nga demokratët e vërtetë. Qyteti i Shkodrës do të di të japë vlerësimin e vet për të renë dhe për mbrojtjen e interesit publik. Nuk ka vend për hakmarrje në gjithë impenjimin tonë, qëllimi im kryesor është përfaqësimi interesit të qytetarëve shkodranë.

Qytetarët shkodranë për orë e orë të tëra mbajtën një rrallë të jashtëzakonshme për të votuar. Bashkimin më të mirë e bën shumica, qytetarët e ndershëm ti bashkohen shumicës” tha Spahia.

Zjarr Tv Ad