“Lul Kimiku po akuzon demokratët për bashkëpunim me LSI”, Bujar Nishani shpërthen keq ndaj Bashës dhe nxjerr prapaskenat politike

0
187
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka sulmuar sot përmes një postimi në rrjetet sociale kryedemokratin Lulzim Basha. Teksa i kujton Bashës sesi u bë kryetar bashkie në 2011 dhe ministër i brendshëm në 2009 me votat e LSI-së, shkruan se ai tashmë është peng i Ramës.

Postimi i plotë:

“Lul Kimiku po akuzon demokratët për bashkëpunim me LSI !!!!!!

Kukulla e Edi Ramës, misionari i shkatërrimit të PD, autori i braktisjes së demokratëve në opozitë për 12 (dymbëdhjetë) vjet mendon se shqiptarët kanë harruar se :

Lul Kimiku u bë Ministër i Brendshëm në 2009 bashkë me votat e LSI !

Lul Pengu u bë Kryetar i Bashkisë së Tiranës në 2011, bashkë me votat e LSI !

Unë nuk e di se cilat forca opozitare do ti mbështesin kandidatët e Primareve të Partisë Demokratike, por fronti i gjerë opozitar ndaj të keqes në qeverisje është përgjegjësi qytetare. Faktorët opozitarë janë në partitë politike por edhe jashtë partive.

I rëndësishëm është fakti se opozitarizmi si vlerë, dimension dhe përgjegjësi,u hoq nga xhepi i pengut dhe tashmë është pronë e qytetarëve që duan ndryshimin. Lul Kimiku ka mbetur veç si vlerë memesh! #sëbashku të ndryshojmë Shqipërinë.”-shprehet Nishani.

Zjarr Tv Ad