“Beu” bredh me çartera dhe komunikon me popullin me letra – Nga Edi OGA

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Edi Oga për newsbomb.al.

Opozita politike në Shqipëri, ose më saktë liderat e saj më kryesorë, janë në një luftë të ethshme kundër kohës. Asnjë nga pushtetarët e lartë që sot nuk ka aq pushtet sa do apo i duhet, nuk ka asnjë ditë kohë për të humbur, ndaj veprimtaria e tyre politike dhe ekstrapolitike karakterizohet nga një frenezi që e ndeshim vetëm në javën e fundit të një fushate të zgjedhjeve të përgjithshme. Le t’i marrim një nga një.

Lulzim Basha. Si kurrë më parë, (broken?) lideri punon edhe paraditeve madje edhe në fundjavë. Ai e ka kuptuar që kjo që po bën sot me partinë dhe me Berishën, duhet të kish ndodhur të paktën 5 vite më parë. Basha po lufton në 3 fronte, duke dashur të ravijëzohet si lideri i së ardhmes, në kufij të dy Botëve të politikës, midis të shkuarës dhe të ardhmes! A mund të jetë një si Basha lideri i së ardhmes? A mund të jetë Basha një lider? Zoti ia pruftë mbarë!

Sali Berisha. Jo ditë, por duket sikur nuk ka as orë për të humbur. Përveç gjëmës që i ka rënë nga Amerika, ka edhe presionin e ditëve të Zotit, që vijnë duke u pakësuar. Ata që e ndjekin mbase besojnë vërtetë se ai mund të ringrejë një Parti Demokratike ashtu siç u duhet shqiptarëve, por janë më të shumtë ata që i shohin përpjekjet e liderit historik si ngushtësisht personale, të pasinqerta dhe tepër të vonuara. Edhe Berisha është penduar rëndas që nuk i bëri këto punë në “vaktin” e duhur, në vitin 2017, por kujt i shkonte mendja që djali politik që e rriti me duart e tij ishte një “Hamza”!

Ilir Meta. Presidenti më “me ngjyra” që ky vend ka pasur, ka kohë që e ka humbur qetësinë duke e maskuar me një “superqetësi”, me një rehati fallco që kulmon me poezi në gjuhë të huaja. Vaji i kandilit të tij në pallatin presidencial po mbaron, madje “të poshtrit” që tashmë i kanë të gjitha pushtetet, po duan t’ia fikin kandilin me të fryrë. Meta po nxiton të mbajë gjallë idenë se populli i 2 Marsit është aty dhe po e pret. Kjo i duhet për të mbajtur sadopak veten me “gajret”, sepse në të kundërt mund të shkallojë fare.

Monika Kryemadhi u rishfaq. As ajo nuk ka kohë për të humbur; asaj i duhet të mbledhë copat e mbetura të ndërmarrjes me emrin LSI dhe që jo rrallë ka përfituar pjesën që i takon “kingmaker”-it. Duhet të mbledhë sa më shumë që kur “krijuesi” Meta të bjerë nga presidenca në parti, të bjerë sa më butë. Për fat të keq, LSI nuk premton e nuk ofron dot asgjë materiale, asgjë konkrete për idhtarët e saj, përveç iluzionit të shndërrimit tërësor në pamjen e jashtme, nëse i bashkohesh një partie që mund të të bëjë shumë të pasur, sapo të kapë pak pushtet.

Ndërkohë, “beu” bredh me çartera dhe komunikon me popullin me letra. Ai nuk ka asnjë nxitim. Ata që ka përballë po shqyejnë sho-shoqin në mënyrë kreative. I vetmi shqetësim i tij po duket të jetë mënyra se si do lërë pushtetin, kur të “veleritet”. A lëshohet “qyl” gjithë ky pushtet?!

Zjarr Tv Ad