Zgjedhjet e 6 Marsit/ Berisha konfirmon: Do dalim në koalicion me LSI dhe me logo të re

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Ne e konsiderojmë të konfiskuar logon dhe qëllimi më madhor ishte që ne mos të merrnim pjesë në këto zgjedhje. Ne marrim pjesë sepse bojkoti nuk ëstë opsion për ne. Sigurisht që do ketë marrëveshje me një koalicion përputhje me ligjin, dhe në atë marrëveshje do të paraqitet dhe logoja që çdo shqiptar e ka të qartë që logon tonë e ka konfiskuar Edi Rama dhe nuk i pengon që ta shohin të shkruar në ballin e këtyre zotërinjve dhe mbështetësve të partisë.

Lulzim Basha është peng i Edvin Ramës dhe natyrisht siç blindoi në mënyrën më skandaloze selinë e PD-së, siç mori për mbrojtje vrasës trafikant dhe bandit ai vazhdon të zbatojë porositë e tij, por unë kam besim të anëtarët e PD-së që do ti përgjigjen këtyre qëllimeve të peng Bashës me injorim të plotë dhe total dhe do të votojnë së bashkë për kandidatët e votës së lirë, dinjitetit qyteti.

LSI është padiskutim është pjesë e këtij koalicioni, ne po shohim modalitetet. Po negociojmë dhe me parti të tjera.

Zjarr Tv Ad