Bardhi akuzon koalicionin e Berishës me LSI-në, reagon Guri: Paska vjellë vrer furishëm kundër opozitës së vërtetë sepse i cënohen interesat financiarë

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Koordinatorja politike e LSI-së, Elona Guri është kundërpërgjigjur ndaj sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi pasi ky i fundit me anë të një reagimi ka sulmuar koalicionin e Komisionit të Rithemelimit me LSI-në që do quhet “Shtëpia e Lirisë”.

Guri tha se sulmi i Bardhit vjen pasi këtij të fundit dhe kryedemokratit Luzlim Basha u dëmtohen interesat financiarë në rastin kur një opozitë e vërtetë vihet përballë qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Elona Guri i pergjigjet Gazment Bardhit:

Sekretari i Përgjithshëm i Kunat-Opozitës paska vjell vrerë furishëm kundër koalicionit të opozitës së vërtetë për zgjedhjet e 6 marsit.

E kuptojmë që ekzistenca e një opozite reale, cënon interesat financiarë që deputeti Basha dhe grupimi i tij përfiton nga shërbimi i verbër ndaj Edi Ramës.

Normal që Gaz Bardhi nuk ka lidhje me shtëpinë , se ka shkatërruar shtëpinë e të tjerëve…por, Shtëpia e Lirisë është një koalicion që i shpëton edhe ata vetë nga përgjegjësia, që të rreshtohen e streohen edhe zyrtarisht në shtëpinë e pushtetit të Edi Ramës.

Zjarr Tv Ad