Nesër bëhen 20 vite nga rikthimi në atdhe i Familjes Mbretërore. Elia Zaharia Zogu njofton se nesër do të përurohet shtatoren e Mbretëreshës Geraldinë në Bulevardin Zogu I në sheshin pranë Ministrisë së Drejtësisë.
Në një postim në rrjetet sociale Elia shkruan se qeveria Hungareze ka financuar për veprën e artit për ngritjen e bustit.
“Kam kënaqësinë e veçantë të ndaj me ju se, në këtë 20-vjetor të rikthimit në atdhe të Familjes Mbretërore, do të përurojmë shtatoren e Mbretëreshës Geraldinë në Bulevardin Zogu I në sheshin pranë Ministrisë së Drejtësisë.
I shprehim mirënjohjen tonë të thellë qeverisë së Hungarisë për financimin e kësaj vepre arti dhe këshillit bashkiak të Tiranës për përzgjedhjen e një vendi simbolikisht kaq domethënës për ngritjen e bustit.
Princ Leka dhe unë do ishim shumë të lumtur t’ju shihnim nesër, më datë 1 shkurt, ora 11:00 në ceremoninë publike të inaugurimit të monumentit kushtuar Trëndafilit të Bardhë të Hungarisë dhe Mbretëreshës së shqiptarëve”shkruan ajo në postimin e saj.