Shoqërohet në Komisariat gazetari që protestoi bashkë me banorët e “5 Majit”, Meta thirrje Policisë: Lirojeni menjëherë dhe hiqni dorë nga shantazhi ndaj gazetarëve

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit të lirojë menjëherë gazetarin e Syri Tv, Bledi Marku, i cili u shoqërua pasi mori pjesë në protestën e banorëve të zonës “5 Maji” të cilët bllokuan kryqëzimin e Medresesë.

Meta thotë se e dënon me forcë këtë akt të papranueshëm, ndërsa thotë se Policia duhet të heqë dorë nga shantazhet ndaj gazetarëve.

“U informova nga avokatja Adriana Kalaja për ndalimin në komisariat, pa një shkak ligjor, të gazetarit të njohur, Bledi Marku.

Duke dënuar me forcë këtë akt të papranueshëm, në shkelje flagrante të lirive dhe të drejtave të njeriut, sidomos ndaj lirisë dhe pavarësisë së media, i bëj thirrje Policisë së Shtetit për lirimin e tij të menjëhershëm dhe heqjen dorë nga shantazi ndaj gazetarëve, që meriton një përgjigje të qartë ligjore”, shkruan Meta.

Zjarr Tv Ad