Kryemadhi për Këshillimin Kombëtar: Farsë për të mbuluar zullumet e qeverisë, faktet flasin më qartë se sloganet

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se Këshillimi Kombëtar është një farsë dështimi, njëlloj si dialogu për universitetin. Sipas saj kjo nismë është bërë për të mbuluar zullumet e qeverisë.

Kryemadhi shkruan se Edi Ramës nuk i intereson opinioni i qytetarëve, sepse qeverisja e tij është vetëm në shërbim të interesave personale.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:

Propaganda e Edi Ramës me emrin ‘Këshillim Kombëtar’ do të ketë të njëjtin fat dështues si dialogu farsë për universitetin. Shumë zhurmë për asgjë, sa për të mbuluar zullumet e qeverisë. Edi Ramës nuk i intereson opinioni i qytetarëve, sepse qeverisja e tij është vetëm në shërbim të interesave personale. Faktet flasin me qartë se sloganet!

Miratimi sa më parë i një ligji evropian për referendumet është domosdoshmëri për rikthimin e sovranitetin tek qytetarët. Vetëm shprehja e vullnetit përmes referendumit, i cili kthehet në një vendimmarrje detyruese për t’u zbatuar, është Këshillimi Kombëtar i vërtetë që meritojnë shqiptarët. Sapuni për djath nuk mund të jetë më alternativë për shqiptarët.

Zjarr Tv Ad