Tre orë në polici, lirohet gazetari Bled Marku

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lirohet gazetari i Syri Tv, Bled Marku.

Ai u shoqërua forcërisht gjatë protestës së banorëve të ‘5 majit’ dhe u mbajt tre orë në komisariatin nr.4 në kryeqytet.

Marku është ndër banorët banesa e të cilit është planifikuar të shembet në zonën e Laprakës, për t’i hapur rrugë ndërtimit të Unazës së Madhe.

Banorët kanë denoncuar që në krye të herës se projekti ka devijuar nga ai i fillimit, ndërsa dyshojnë se pas tij fshihen interesa për pallate shumëkatëshe mbi tokën e tyre.

Shtëpitë janë në proces legalizimi dhe qytetarët kërkojnë dëmshpërblim për pronën e tyre me vlerën e tregut.

Zjarr Tv Ad