Kushtetuesja mban seancën për shqyrtimin e shkarkimit, Ilir Meta publikon fotot në rrjetet sociale/ Ja mesazhi i Presidentit

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në njërën prej fotove Ilir Meta shfaqet në shoqërinë e kamarierit me emrin Landi, duke përcjellë për në Gjykatën Kushtetuese Këshilltarin Ligjor Bledar Dervishaj dhe Drejtoreshën Juridike në Presidencë Katrin Treska.

“Bashkë me Landin duke përcjellë Bledin dhe Katrinën për në Gjykatë. “, shkruan Meta.

Presidenti ka publikuar një tjetër foto mëngjesin e sotëm.

“Ku ka më bukur kur e nis ditën duke dëgjuar Ritën dhe kalendarin artistik të Shkodrës. ”, shkruan kreu i shtetit në rrjetet sociale.

Për herë të parë në historinë e pluralizmit politik në Shqipëri, organi më i lartë i drejtësisë do të zhvillojë një proces shkarkimi ndaj kreut të shtetit.

Zjarr Tv Ad