“Kam besim se Amerika i korrigjon gabimet”, Berisha i bindur: Non-grata mund të hiqet, ka ndodhur me miqtë e mi

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e djeshme se ka besim që SHBA i korrigjon gabimet, duke iu referuar shpalljes së tij non-grata. Ai doli kundër deklaratave të ambasadores Yuri Kim, e cila disa ditë më parë deklaroi se “non-grata” nuk mund të hiqet. Sipas tij, disa miq të tij kanë qenë të shpallur non grata dhe më pas e kanë hequr, pais nuk ka patur prova ndaj tyre.

“E ftoj sot zotin Esciobar dhe çdo njeri tjetër të çojë provat në gjykatën e Parisit. Ose t’i sjellin te SPAK-u, ku të duan. Por perderisa nuk kanë asnjë provë, kjo përbën akt të turpshëm, që unë e denoncoj me forcën më të madhe. Kam besim se Amerika korrigjon gabimet.

Gënjeshtër ajo që thotë ambasadorja që nuk hiqet non-grata. Unë di miq të mi që kanë pasur non-grata dhe i është hequr. Nuk kam thënë që në përgjithësi hiqet, por ka raste. Edhe Thesari, edhe DASH janë pjesë e qeverisë së SHBA-ve”, tha Berisha në Syri Tv.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse kandidatët e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” fitojnë në 6 Mars, ai u shpreh se do të drejtohet te selia e PD-së për të marrë shtëpinë e tyre.

“Ne do drejtohemi për të marrë shtëpinë tonë. Nuk kemi hequr dorë nga ajo, ky është një revolucion. Ju garantoj një gjë, frcë në botë që të bëjë Bashën të pranojë votën. Hiqeni nga mendja këtë. Zgjedhja e kryetarit nuk është përcaktuar akoma se kur do mbahet”, u shpreh ish-kryeministri.

Zjarr Tv Ad