Kush e ka radhën? PARALAJMËRIMI i Escobar: SHBA do vazhdojnë me non grata-t!

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka paralajmëruar se SHBA do të vazhdojë të përdorë të gjitha mjetet për të paralandaluar korrupsionin dhe të gjithë ata të cilët janë të përfshirë do të ndëshkohen.

Ai tha se korrupsioni është problemi më i madh në Ballkanin Perëndimor dhe sipas tij SHBA-të janë të përkushtuara për të promovuar llogaridhënien si dhe për të mbrojtur ata që janë të përfshirë në korrupsion në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë botën.

“Korrupsioni është një kancer që gërryen besimin e qytetarëve në demokraci, zvogëlon instinktin për inovacion dhe kreativitet dhe shpenzon në buxhete tashmë të pakta, gjë që shkurton investimet. Talenti i brezave të tërë po shpërdorohe.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përdorin të gjitha mjetet e disponueshme, përfshirë sanksionet, për të ndëshkuar aktorët keqdashës dhe destabilizues, si dhe organizatat dhe kompanitë që i mbështesin ato”, tha ai gjatë një interviste për gazetën boshnjake “Dnevni Avaz”.

Zjarr Tv Ad