“Yuri Kim mundohej të dekurajonte demokratët”, Berisha: Njëherë mendova t’i them që të mos bënte deklarata sepse…

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri, Sali Berisha ka kritikuar për të disatën herë ndërhyrjen e ambasadores amerikane brenda partisë Demokratike. Në deklaratën e bërë Berisha, tha se Kim mundohej vazhdimisht që gjatë “foltoreve” të dekurajonte demokratët duke u sjellë si një guvernatore.

Berisha e zbuloi për herë të parë se kishte menduar ndër të tjera që t’i kërkonte ambasadores që të mos bënte më deklarata të tilla sepse efekti ishte i kundërt duke bërë që numri i qytetarëve dhe demokratëve që mbështesnin ish kryeministrin të shtohej.

Ish-kryeministri, Sali Berisha: Zonja i ka lejuar vetes një shkelje flagrante të Konventës së Vienës. Por për shkak të një kryeministri që nuk ka asnjë epitet nuk po e ndyej gojën, ajo sillet si një guvernatore dhe futet në punët e brendshme të një partie. Në çdo takim që unë bëja ajo mundohej të dekurajonte demokratët.

Mendova njëherë t’i them të lutem mos bëj më deklarata se po më shtohen njerëzit. Kështu që le të marrë pjesë sa të dojë në fushatë në mbështetje flagrante por mbështetësit dhe votuesit vetëm do shtohen.

Kam një respekt të madh për ambasadorët por nuk pranoj të sillen si guvernatorë. Se vijnë këtu gjejnë njerëz të papërgjegjshëm dhe i kapin peng me gjëra të ndryshme dhe më pas u duket sikur janë të mbivotuar nga shqiptarët.

Zjarr Tv Ad