“Si do ta festojë humbjen e radhës Lulzim Basha?” Ina Zhupa i përgjigjet Spiropalit: Zonja e Doganave të …

0
552
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një përplasje në distancë ka ndodhur këtë të hënë mes Ministres Elisa Spiropali dhe deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa. Ishte Spiropali ajo që ironizoi me kreun e PD-së, Lulzim Basha, për të cilin pyeti ku do të festojë humbjen e radhës në 6 mars.

“Erdhi 6 marsi! Jam tejet kurioze si do ta festojë Lulzim Basha humbjen e radhës, si mishërimi i ndryshimit që nuk vjen apo si ndryshimi që nuk mishërohet kur vjen”, shkruan Spiropali. Kësaj deklarate i është përgjigjur ‘dhëmb për dhëmb’ Ina Zhupa, e cila i thotë Spiropalit të shqetësohet për korrupsionin e qeverisë që ka sjellë varfërimin e shqiptarëve.

Postimi i Ina Zhupës:

“Zonja e Doganave” të shqetësohet për korrupsionin që varfëron familjet shqiptare dhe të japë llogari përpara qytetarëve për takimet me oligarkët që gjallojnë falë klientelizmit të qeverisë më të korruptuar në Europë. Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

 

Zjarr Tv Ad