Sejko tallet keq me Alibeajn, e vendos si kandidat në 6 bashki: Thuhet se Ambasada Amerikane ka dhënë aprovimin…

0
375
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasi Lulzim Basha e dekretoi Enkeled Alibeajn si kreun e Grupit Parlamentar pas dorëheqjes së Alfred Rushajt, disa ditë më vonë e bëri si drejtues politik të qarkut Shkodër pasi Helidon Bushati dorëzoi këtë post. Alibeaj njëkohësisht është drejtues i qarkut Vlorë.

 Genc Sejkjo, i njohur për ironinë e tij, nuk ka humbur rastin për të thumbuar Bashën dhe Alibeajn, mbi kandidatët për zgjedhjet e 6 Marsit, të cilët akoma nuk kanë dalë, pavarësisht se PS dhe Grupi i Rithemelimit po bëjnë disa ditë që i kanë zyrtarizuar përfaqsuesit që do garojnë në zgjedhje.

Sejko përmes një fotoje ne Facebook, ku shfaqet Alibeaj në 6 versione si kandidat për kryebashkiak,  thumbon edhe Ambasaden Amerikane, të cilën Basha dhe mbështetësit e tij, e përmendin në cdo dalje televizive.

 Postmi i Sejkos:

Bëhet publike lista e gjashtë kandidatëve të PD-se për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen me 6 Mars.

Thuhet se pasi bëri verifikimin e të gjashtë kandidatëve, ambasada amerikane dha aprovimin për të paktën tre prej tyre. Tre të tjerët po presin raportin që pritet të vijë këto ditë nga Washingtoni.

Zjarr Tv Ad