Seanca në Kushtetuese për shkarkimin e Metës/ Reagon Taulant Balla: Kreu aktivitet politik dhe dëmtoi imazhin e Shqipërisë

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duke folur në cilësinë e përfaqësuesit të Kuvendit, Taulant Balla u shpreh se Meta ka kryer aktivitet politik dhe ka dëmtuar imazhin e vendit.

“Arsyeja pse ndodhemi sot para Gjykatës Kushtetuese është se Presidenti i Republikës vendosi që në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të marrë pjesë aktive në fushatën zgjedhore duke u pozicionuar politikisht kundër një force politike, duke nxitur dhunë në deklarimet e tij, duke atakuar vet vendet partnere të Shqipërisë, duke sulmuar institucionet Kushtetuese, Kuvendin, Këshillin e Ministrave dhe Gjykatën Kushtetuese“, tha Balla.

Meta ka kryer aktivitet politik. Meta dëmtoi imazhin e Shqipërisë. Ky është procesi i parë në histori, që gjykohet një president. Procedura e shkarkimit është e nevojshme për shkak të barazisë së të gjithëve para ligjit. Mbështeti forca të tjera politike, nxiti dhunë dhe sulmoi institucionet kushtetuese.

Vënia në lëvizje e kësaj strukture për shkarkimin e Presidentit nuk është problematike. Presidenti ka funksion mbi palët, por mori pjesë aktive në zgjedhje. Kuvendi nuk synon të ndëshkojë presidentin apo pozicionin, por personin që kreu shkeljen. A mundet ta për përfaqësojë unitetin e popullit një president shfaqet palë, nxit dhunë, ndikon në vendimmarrjen e institucioneve, sulmon gjykatën kushtetuese. Kushtetuta parashikon që Presidenti të përfaqësojë unitetin e popullit”, u shpreh përfaqësuesi i Kuvendit

Zjarr Tv Ad