Meta: Ekonomia s’lihet në dorë të aventurierëve, që duan ta fudosin vendin

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta shprehet i shqetësuar për nivelin e borxhit publik, ndërsa i bën thirrje autoriteteve të bëjnë vlerësimin e borxhit real që të parandalohet “humnera ekonomike”.

Meta thotë se ekonomia nuk mund të lihet “në dorën e aventurierëve” që sipas tij, “duan ta falimentojnë Shqipërinë”.

Reagimi i plotë:

E përshëndes reagimin e përgjegjshëm dhe profesional të ekspertëve vendas të ekonomisë për nivelin tepër shqetësues të borxhit publik.

Duke vlerësuar situatën kritike, për të parandaluar një humnerë ekonomike e financiare, si dhe drama të mëtejshme sociale, përsëris thirrjen drejtuar Kuvendit dhe institucioneve financiare vendase dhe të huaja, për të bërë sa më parë një vlerësim real dhe transparent të borxhit publik duke përfshirë të gjitha detyrimet aktuale dhe ato të pritshme të Republikës së Shqipërisë.

Koha e gallatës me ekonominë dhe taksat e shqiptarëve duhet të marrë fund! Ekonomia nuk mund të lihet më në dorën e aventurierëve, që duan të falimentojnë Shqipërinë!

Zjarr Tv Ad