“Ky është deputeti i ati ekipi”, Dervishaj zbardh fjalimin e Ramës për zgjedhjet e 25 prillit: Ja sesi është drejtuar ndaj Metës

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në seancën që po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Ilir Metës, nga posti i presidentit, këshilltari i këtij të fundit, Bledar Dervishaj ka zbardhur një fjalim të mbajtur nga kryeministri Edi Rama në datën 10 mars në momentin kur po prezantonte kandidatët e PS për zgjedhjet e 25 prillit.

Dervishaj zbuloi sesi në fjalën e mbajtur, Rama nuk e kishte respektuar presidentin e republikës, duke u përpjekur ta përfshinte në zgjedhjet e 25 Prillit duke e quajtur “kryedeputet” të skuadrës së opozitës.

Bledar Dervishaj, këshilltari i Presidentit Ilir Meta:

Në mbrojtjen që presidenti ka dorëzuar në gjykatën Kushtetuese. Në faqen 66 kemi përmendur një fakt, kryeministri Edi Rama në datën 10 mars në momentin kur prezaton kandidatët socialistë për zgjedhjet e 25 prillit, në ekranin e madh e shoqëronin dy foto, nga njëra anë zonja Gjonaj dhe nga ana tjetër presidenti i Republikës dhe kryeministri citon konkretisht: Urdhëro, me kë fiton drejtësia? Mos më thoni që ky nuk është deputet, ky është kryedeputeti i asaj skuadre dhe sot në kushtet ku flasim ky është akuzuesi dhe ajo është e akuzuara. Parafërtyroni tani sikur të mos zgjidhet kjo port ë zgjidhet ky.

Është respekt ky për presidentin e Repubpikës? Një fakt tjetër në faqen 97, përveç kandidatëve ku marrin pjesë në zgjedhje, vendoset edhe presidenti i Republikës, një fakt për të cilin presidenti ka bërë kallëzim. Po kjo a është dëshirë e mazhorancës për ta përfshirë në zgjedhje?

Kam edhe dy pyetje të tjera që nuk kam parë t’i rrzoni me argument. A mund të thirret kreu i shtetit për një afat në më pak se 20 orë nga Komisioni i Ligjeve me një përmbajtje që nuk është as shkresë? A është ky një afat i arsyeshëm?

Zjarr Tv Ad