Aktivistja ngre pyetjen “bombë”: A ka gisht Yuri Kim në shkarkimin e Presidentit Meta nga Komisioni e më pas nga Kuvendi?

0
127
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistja ngre pyetjen “bombë”: A ka gisht Yuri Kim në shkarkimin e Presidentit Meta nga Komisioni e më pas nga Kuvendi?  A ka gisht Yuri Kim në shkarkimin e Presidentit Meta nga Komisioni e më pas nga Kuvendi  ja si përgjigjet Adriana Kalaja

Nga Adriana Kalaja:

Të gjithë i njohim personazhet e mëposhtme. Sidomos në vitet e fundit.  Sidomos me pa asnjë kontribut si deputete Bushka. Pse po i sjell këto foto? Deputete Bushka gjatë gjithë kohës, kontributin kryesor dhe më të madh e ka se ka ndejtë shumë afër Erion Veliajt.

Rrjedhimisht edhe Soros. Me një përvojë shuuuuumë të vakët në sistemin e drejtësisë, katapultohet Kryetare e Komisionit të Ligjeve. Ajo që dua të sjell si fakt përpara jush është se deputete Bushka, ishte Kryetare e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta.

Dhe nga të gjithë anëtarët e këtij komisioni (në dijeninë time), është e vetmja që rimori mandatin e deputetit. Duke qënë se kjo deputete nuk ja prish Erionit dhe rrjedhimisht edhe Sorosit, më lind pyetja: – A ka gisht Yuri Kim në shkarkimin e Presidentit Meta nga Komisioni e më pas nga Kuvendi?

Mbase nuk na jep përgjigje se nuk ka kohë. Ka filluar vrapin nga Liqeni Artificial. Lodhje në këtë moshë, pavarësisht se ata që e shoqëronjë, mbahen për të rinj dhe që i lëvizin mirë duart e këmbët. Zonën nuk po e them se po i ngjiten edhe të tjerë nga pas. Uroj mos t’ja prishi shoku deputetes Bushka, Veliaj Liqenin se ku do shkojë Yuri për vrap pastaj?

Gjithsesi Yurit i pëlqejnë më shumë Kullat që do ndërtohen aty se vetë Liqeni. E keni parë se sa herë del debati i Kullave Yuri zhduket? Çështje vesi. Del me shpirtin thotë populli. Ups se harrova.

Gojët e liga thonë se Yuri ka dhënë dakortësinë që President i ardhshëm të zgjidhet Gramoz Ruçi. Hajde mbaj Bashën që do të shtrihet te dera e Presidencës me qëllim që të mos futet Mozi brenda. Megjithëse më kanë thënë se Mozi ka aënë shok me vjehrrin e Bashës. Apo….?

Zjarr Tv Ad